Bagheri Kani: Bisedimet janë pozitive dhe drejt progresit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i118990-bagheri_kani_bisedimet_janë_pozitive_dhe_drejt_progresit
Kryenegociatori i Iranit në bisedimet e Vjenës me Grupin 4+1 i ka vlerësuar pozitive dhe progresit bisedimet aktuale në Vjenë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2021 11:23 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Bisedimet janë pozitive dhe drejt progresit

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet e Vjenës me Grupin 4+1 i ka vlerësuar pozitive dhe progresit bisedimet aktuale në Vjenë.

Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit në bisedimet me Grupin 4+1 në Vjenë, në një intervistë me kanalin informativ Press Tv, në lidhje me procesin e bisedimeve aktuale në Vjenë, ka thënë: “Irani ka deklaruar për palën tjetër korrigjimet dhe propozimet e veta në lidhje me çështjet për të cilët ekzistojnë mosmarrëveshje mes palëve. Në fushën e çështjeve për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje, Irani akoma nuk ka marrë asnjë propozim dhe asnjë iniciativë nga pala tjetër. Sa i përket çështjes së heqjes së sanksioneve të paligjshme dhe gjithashtu veprimeve atomike, ekzistojnë tema të shumta  dhe këto mosmarrëveshje janë vërejtur në mënyrë të qartë në projekt tekstin përfundimtar që është arritur në bisedimet Vjena 6”.