Khtibzade: Mosmarrëveshjet mes Iranit dhe ANEA-s janë reduktuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119102-khtibzade_mosmarrëveshjet_mes_iranit_dhe_anea_s_janë_reduktuar
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se mosmarrëveshje në lidhje me çështjet bilaterale të Iranit dhe ANEA-së janë reduktuar dhe tanimë pritet që të dy palët së shpejti të arrijnë marrëveshje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2021 11:03 Europe/Tirane
  • Khtibzade: Mosmarrëveshjet mes Iranit dhe ANEA-s janë reduktuar

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se mosmarrëveshje në lidhje me çështjet bilaterale të Iranit dhe ANEA-së janë reduktuar dhe tanimë pritet që të dy palët së shpejti të arrijnë marrëveshje.

Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një intervistë me kanalin informativ Press Tv, ka thënë: "Bisedimet mes Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së, kanë shënuar progres dhe mosmarrëveshjet për çështje bilaterale janë reduktuar. Nuk mund të hyjmë në detaje të marrëveshjes mes Iranit dhe ANEA-së, mirëpo të dy palët së shpejti do të arrijnë marrëveshje".

Muhamed Salami, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, ditën e martë në lidhje me bashkëpunimet e Iranit me ANEA-në, ka thënë: "Marrëdhëniet e Iranit me ANEA janë në bazë të ligjeve dhe statusit dhe ANEA në bazë të ligjeve të caktuar ka mbikëqyrje mbi programin atomik të Iranit. Për fat të keq shtetet perëndimore nuk mund ta durojnë progresin dhe zhvillimin shkencor dhe teknologjik të Iranit, prandaj duke paraqitur akuza, duke krijuar atmosferë negative dhe me anë të operacioneve psikologjike, po mundohen të induktojnë se Iranit ka qëllim të paarsyeshme dhe nuk respekton Konventën për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore, mirëpo asnjë prej akuzave të tilla nuk kanë kurrfarë baze".