Ambasada e Rusisë në Teheran reagon ndaj shtrembërimit të deklaratës së Olyanov
Ambasada e Rusisë në Teheran ka reaguar në lidhje me shtrembërimin e deklaratës së Mikhail Olyanov, përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, që është bërë nga disa media në gjuhën persiane.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ambasada e Rusisë në Teheran me anë të një deklarate, ka theksuar: "Përkthimi i shtrembëruar i deklaratës së Mikhail Olyanov, përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në lidhje me çështjen e centrifugave në njësitë e objekteve bërthamore të Iranit është bërë nga disa media në gjuhën persiane dhe deklarata e tij nuk është përkthyer në mënyrë të drejtë".
Përveç kësaj edhe disa media perëndimore me anë të një veprimi të pamoralshëm dhe joprofesional, kanë shtrembëruar deklaratën e Mikhail Olyanov, përfaqësuesit të Rusisë në bisedimet e Vjenës, dhe kanë publikuar një version të pavërtetë dhe tërësisht të gabuar të intervistës së tij.
Në kohën kur përfaqësuesi i Rusisë në intervistën e tij të shkurtë me mediat perëndimore, i ka vlerësuar pozitive dhe drejt përparimit bisedimet në Vjenë dhe e ka vlerësuar konstruktiv rolin e delegacionit iranian në këto negociata, mediat perëndimore dhe disa media në gjuhën persiane kanë shtrembëruar deklaratën e tij dhe e kanë publikuar atë me kuptim krejtësisht tjetër duke induktuar për publikun se edhe Rusia është zhgënjyer me rolin e delegacionit iranian dhe është e shqetësuar për këto bisedime.