Ambasada e Rusisë në Teheran reagon ndaj shtrembërimit të deklaratës së Olyanov
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119104-ambasada_e_rusisë_në_teheran_reagon_ndaj_shtrembërimit_të_deklaratës_së_olyanov
Ambasada e Rusisë në Teheran ka reaguar në lidhje me shtrembërimin e deklaratës së Mikhail Olyanov, përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, që është bërë nga disa media në gjuhën persiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2021 11:14 Europe/Tirane
  • Ambasada e Rusisë në Teheran reagon ndaj shtrembërimit të deklaratës së Olyanov

Ambasada e Rusisë në Teheran ka reaguar në lidhje me shtrembërimin e deklaratës së Mikhail Olyanov, përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, që është bërë nga disa media në gjuhën persiane.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ambasada e Rusisë në Teheran me anë të një deklarate, ka theksuar: "Përkthimi i shtrembëruar i deklaratës së Mikhail Olyanov, përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në lidhje me çështjen e centrifugave në njësitë e objekteve bërthamore të Iranit është bërë nga disa media në gjuhën persiane dhe deklarata e tij nuk është përkthyer në mënyrë të drejtë".

Përveç kësaj edhe disa media perëndimore me anë të një veprimi të pamoralshëm dhe joprofesional, kanë shtrembëruar deklaratën e Mikhail Olyanov, përfaqësuesit të Rusisë në bisedimet e Vjenës, dhe kanë publikuar një version të pavërtetë dhe tërësisht të gabuar të intervistës së tij.  

Në kohën kur përfaqësuesi i Rusisë në intervistën e tij të shkurtë me mediat perëndimore, i ka vlerësuar pozitive dhe drejt përparimit bisedimet në Vjenë dhe e ka vlerësuar konstruktiv rolin e delegacionit iranian në këto negociata, mediat perëndimore dhe disa media në gjuhën persiane kanë shtrembëruar deklaratën e tij dhe e kanë publikuar atë me kuptim krejtësisht tjetër duke induktuar për publikun se edhe Rusia është zhgënjyer me rolin e delegacionit iranian dhe është e shqetësuar për këto bisedime.