“Khatibadeh” drejtuar trojkës europiane; Vepro si një partner i drejtë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në Tëitter kritikoi ashpër deklaratën e fundit të Trojkës Evropiane në të cilën Republika Islamike e Iranit fajësohet për situatën aktuale të marrëveshjes bërthamore dhe zgjatjen e bisedimet e Vjenës.
Sipas agjencisë IRNA, "Saeed Khatibzadeh" në përgjigje të deklaratës së përbashkët të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës në Twitter tha: Çdo deklaratë për marrëveshjen bërthamore që nuk përmend fajin e SHBA-së, thjesht shpreh kulmin e injorancës ndaj realitetit. "Nëse trojka evropiane dëshiron të merret seriozisht si një partner i drejtë, ajo duhet të veprojë si një partner i drejtë," tha Khatibzadeh. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në fund theksoi: “Për Iranin, marrëveshja bërthamore u shkatërrua nga brenda kur zotimet e premtuara nuk u realizuan. Këto zotime më në fund të fundit duhet të realizohen. “Gjermania, Britania dhe Franca, në një deklaratë ku pretendonin bashkëpunim maksimal në Vjenë për arritjen e një marrëveshjeje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore, thanë se dyert diplomatike për të arritur një marrëveshje, tani për Iranin janë të hapura. Trojka evropiane më pas për të shmangur pranimin e kushteve të drejta të Iranit në bisedimet e Vjenës, përsëriti pretendimet e ditëve të fundit, duke pretenduar: “Irani është tërhequr nga kompromiset e arritura pas disa javësh negociatash sfiduese, ndërsa në të njëjtën kohë ka bërë më shumë kërkesa. Ne po i afrohemi pikës ku rritja e shpejtësisë së progresit të programit bërthamor të Iranit do ta shkatërrojë plotësisht marrëveshjen bërthamore”.