Haxh Ali Akbari: Bosht i negociatave të Vjenës është heqja e sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119206-haxh_ali_akbari_bosht_i_negociatave_të_vjenës_është_heqja_e_sanksioneve
Imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se bosht kryesor i negociatave në Vjenë është heqja e sanksioneve të paligjshme të Amerikës ndaj popullit iranian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2021 12:30 Europe/Tirane
  • Haxh Ali Akbari: Bosht i negociatave të Vjenës është heqja e sanksioneve

Imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se bosht kryesor i negociatave në Vjenë është heqja e sanksioneve të paligjshme të Amerikës ndaj popullit iranian.

Muhamed Haxh Ali Akbari gjatë ceremonisë së imamit të së premtes në Teheran deklaroi: “Boshti kryesor i negociatave të Vjenës është heqja e tërë sanksioneve dhe detyrimi i palëve evropiane dhe amerikane që t’i përmbushin zotimet e tyre dhe aktualisht palët e marrëveshjes bërthamore duhet të falënderojnë praninë e Iranit duke marrë parasysh shkeljen e zotimeve të tyre që kanë bërë. Delegacioni iranian me iniciativë të fuqishëm ka hyr në sheshin e bisedimeve dhe pavarësisht realitetit që palët e tjera po ndjekin linjën e shtrembërimit për të tensionuar situatën brenda në Iran dhe për ta prishur përqendrimin e delegacionit iranian që të marrë më shumë privilegje, delegacioni iranian do të qëndrojë i palëkundur. Palët perëndimore kanë shkelur zotimet e tyre dhe kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar, prandaj tani duhet të mirëpresin negociatat dhe bosht kryesor i negociatave është vetëm heqja tërësisht e sanksioneve dhe detyrimi i palëve perëndimore që t’i përmbushin zotimet e veta”.

Imami i namazit të së premtes në Teheran kujtoi kërcënimet e disa funksionarëve perëndimore për aventura kundër Iranit dhe tha: “Qëndrimet e disa shteteve perëndimore në këtë drejtim më shumë humorit dhe satirave, sepse vetë ata e dinë se nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim. Ne shpresojmë që edhe në rrafshin e diplomacisë të jemi dëshmitarë të suksesit të diplomatëve iranian. Natyrisht se heqja e sanksioneve të paligjshme është vetëm njëra anë e çështjes dhe ana kryesore është neutralizimi i sanksioneve i cili mund të realizohet vetëm duke u mbështetur në kapacitetet vendore”.