Kombëtarja e Iranit në peshëngritje u shpall nënkampione e botës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119220-kombëtarja_e_iranit_në_peshëngritje_u_shpall_nënkampione_e_botës
Kombëtarja iraniane e meshkujve në peshëngritje me 548 pikë u shpall nënkampione në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Uzbekistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • Kombëtarja e Iranit në peshëngritje u shpall nënkampione e botës

Kombëtarja iraniane e meshkujve në peshëngritje me 548 pikë u shpall nënkampione në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Uzbekistan.

Sipas IRNA të premten, skuadra iraniane e peshëngritjes për meshkuj ka mundur të vendoset në platformën e dytë të kampionatit botëror me 548 pikë në këtë periudhë garash. Rusia fitoi kampionatin me 581 pikë dhe Uzbekistani u rendit i treti me 525 pikë. Kampionati Botëror i Peshëngritjes u zhvillua nga 7-18 dhjetor në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit. Në këtë garë morën pjesë 432 peshëngritës (245 meshkuj dhe 187 femra). Ekipi iranian i femrave u rendit në vendin e 23-të në seksionin e femrave të turneut të Tashkentit me 151 pikë.