Kamalvandi: Çështjet aktuale midis Iranit dhe IAEA po ndiqen si zakonisht
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119308-kamalvandi_Çështjet_aktuale_midis_iranit_dhe_iaea_po_ndiqen_si_zakonisht
Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se çështjet aktuale midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po ndiqen si zakonisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2021 05:22 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Çështjet aktuale midis Iranit dhe IAEA po ndiqen si zakonisht

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se çështjet aktuale midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po ndiqen si zakonisht.

Procesi i inspektimeve tekniko-siguruese të kamerave të dëmtuara të Kompleksit Tsai në Karaj (në perëndim të Teheranit) ka nisur të zbatohet nga Irani. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, tha:  Irani ka kushtëzuar zëvendësimin e kamerave të dëmtuara në Kompleksin Tsai në Karaj me tre parakushte: “hetimet gjyqësore-siguruese për dimensionet e sabotimit”, “dënimi i këtyre sabotimeve nga Agjencia” dhe “shqyrtimi tekniko-sigurues i kamerave të reja nga Irani para instalimit”. Kamalvandi shtoi: Aksioni vullnetar i Iranit për lëshimin e lejes për zëvendësimin e këtyre kamerave, jo në formën e një marrëveshjeje të re, u bë pasi u plotësuan këto tre parakushte. Procesi i inspektimeve tekniko-siguruese të kamerave nga Irani është planifikuar të fillojë sot. Ky zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha: Organizata e Energjisë Atomike, si organ i specializuar dhe teknik, ka ndërveprime të vazhdueshme me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në kuadër të masave mbrojtëse dhe këto ndërveprime nuk duhet të marrin formë politike. Kamalvandi ka thënë: Në mjedisin mediatik dhe me synimin e operacioneve psikologjike, mediat perëndimore dhe sioniste po përpiqen shumë të politizojnë ndërveprimet e Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe fatkeqësisht në IAEA ka tendenca në këtë drejtim.