Kamalvandi: Çështjet aktuale midis Iranit dhe IAEA po ndiqen si zakonisht
Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se çështjet aktuale midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po ndiqen si zakonisht.
Procesi i inspektimeve tekniko-siguruese të kamerave të dëmtuara të Kompleksit Tsai në Karaj (në perëndim të Teheranit) ka nisur të zbatohet nga Irani. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, tha: Irani ka kushtëzuar zëvendësimin e kamerave të dëmtuara në Kompleksin Tsai në Karaj me tre parakushte: “hetimet gjyqësore-siguruese për dimensionet e sabotimit”, “dënimi i këtyre sabotimeve nga Agjencia” dhe “shqyrtimi tekniko-sigurues i kamerave të reja nga Irani para instalimit”. Kamalvandi shtoi: Aksioni vullnetar i Iranit për lëshimin e lejes për zëvendësimin e këtyre kamerave, jo në formën e një marrëveshjeje të re, u bë pasi u plotësuan këto tre parakushte. Procesi i inspektimeve tekniko-siguruese të kamerave nga Irani është planifikuar të fillojë sot. Ky zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha: Organizata e Energjisë Atomike, si organ i specializuar dhe teknik, ka ndërveprime të vazhdueshme me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në kuadër të masave mbrojtëse dhe këto ndërveprime nuk duhet të marrin formë politike. Kamalvandi ka thënë: Në mjedisin mediatik dhe me synimin e operacioneve psikologjike, mediat perëndimore dhe sioniste po përpiqen shumë të politizojnë ndërveprimet e Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe fatkeqësisht në IAEA ka tendenca në këtë drejtim.