Amir Abdulahjan në Islamabad takohet me autoritete të vendeve të ndryshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119320-amir_abdulahjan_në_islamabad_takohet_me_autoritete_të_vendeve_të_ndryshme
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë punimeve të mbledhjes urgjente të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në lidhje me Afganistanin, ka zhvilluar takime dhe bisedime me autoritete të larta dhe homologë të tij nga vendet e ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2021 11:12 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan në Islamabad takohet me autoritete të vendeve të ndryshme

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë punimeve të mbledhjes urgjente të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në lidhje me Afganistanin, ka zhvilluar takime dhe bisedime me autoritete të larta dhe homologë të tij nga vendet e ndryshme.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë takimit të tij me sekretarin e përgjithshëm të OBI, ka theksuar rritjen e rolit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik për të ndihmuar zgjidhjen e problemeve dhe krizave të botës islame siç kriza në Afganistan dhe çështja e Palestinës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të dielën) gjatë punimeve të mbledhjes urgjente të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në lidhje me krizën e Afganistanit, është takuar dhe ka biseduar me Husejn Ibrahim Taha, sekretarin e përgjithshëm të ri të Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Në këtë takim, Amir Abdulahjan ka uruar zgjedhjen e Husejn Ibrahim Taha në postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe ka theksuar rolin e OBI dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizata për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave ekzistuese në botën islame duke përfshirë krizën në Afganistan dhe çështjen e Palestinës.

Husejn Amir Abudlahjan sot në Islamabad është takuar dhe ka biseduar edhe me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushoglu. Të dy palët në këtë takim kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve dhe për çështjet dhe krizat aktuale në rajon.

Husejn Amir Abdulahjan gjatë ditës së sotme në Islamabad ka zhvilluar një takim edhe me Imen Al-Safdi, ministrin e punëve të jashtme të Jordanisë, ku të dy palët kanë diskutuar dhe biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet rajonale dhe për zhvillimet në territoret e pushtuara të Palestinës si dhe për krizën në Afganistan.