Khatibzade: Marrëdhëniet e Iranit dhe ANEA-s janë vetëm teknike
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se marrëdhëniet e Republikës Islamike të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike janë vetëm teknike dhe deri në kohën kur të mos marrin ngjyrë e natyrë politike, do t'i konsiderojmë të sigurta dhe teknike.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në konferencën e tij javor për shtyp, në lidhje me marrëveshjen e Iranit dhe ANEA-s për rivendosjen e kamerave vëzhguese në qendrën atomike në Karaxh, ka thënë: "Ne kemi deklaruar në mënyrë të qartë për ANEA-s se kjo çështje duhet të ndiqet në bazë të kritereve dhe standardeve të sigurisë dhe autoriteteve gjyqësore, për shkak të veprimeve destruktive që kanë ndodhur më parë. Së pari duhet të analizohet niveli i veprimeve destruktive dhe të identifikohet fajtori. Pas shqyrtimeve të sigurisë, mund të instalohen kamerat e ANEA-s. Derisa marrëdhëniet mes Iranit dhe ANEA-s të jenë në kornizën e përcaktuar, nuk do të ketë problem dhe konsiderohen të sigurta".
Sa'id Khatibzade në lidhje me spekulimet për kontakte të drejtpërdrejta mes Iranit dhe Amerikës në bisedimet e Vjenës, tha: "Gjatë këtyre muajve që janë zhvilluar bisedime në Vjenë, nuk ka pasur kurrfarë bisedime të drejtpërdrejta mes Iranit dhe Amerikës. Disa mesazhe nga e Uashingtonit janë dërguar nëpërmjet Enrique Mora në mënyrë të shkruar dhe jo të shkruar që nga fillimi i bisedimeve në lidhje me temat e bisedimeve, por pala iranian i është përgjigjur atyre menjëherë".
Në lidhje me qasjen dhe veprimet negative të Trojkës Evropiane në negociatat e Vjenës, Khatibzade tha: "Gjatë negociatave më shumë se në çdo periudhë tjetër, ne jemi përballur me një fushat të tregut të diplomacisë publike dhe mediale kundër asaj çfarë është zhvilluar në dhomat e bisedimeve dhe kjo është bërë nga disa prej këtyre shteteve. Sidomos tre shtetet evropiane për fat të keq në vend që të përqendrojnë kohën dhe energjinë e tyre në negociata, ata janë futur në një fushatë mediale dhe në këtë kuadër janë dhënë edhe informacione të gabuara dhe të pavërteta. Ne sot kemi dy tekste të reja për të cilët është rënë dakord të cilat janë rezultat i bisedimeve shumë intensive të zhvilluara gjatë disa ditëve të kaluara në Vjenë. Këto janë tekste në të cilat janë përfshirë qëndrimet e Iranit së bashku me tekstet e mëparshme dhe tani kemi tekstet kornizë mbi të cilat mund të zhvillohen bisedimet e ardhshme. Palët e tjera nëse do të futeshin në negociata që nga dita e parë me këtë qasje që janë futur në ditën e fundit, atëherë shumë më shpejtë mund të kishim arritur në këtë kornizë si bazë për bisedime të ardhshme".