Amir Abdulahjan viziton Republikën e Azerbajxhanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119488-amir_abdulahjan_viziton_republikën_e_azerbajxhanit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot në mëngjes ka arritur në Baku për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet e Republikës së Azerbajxhanit.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2021 15:26 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan viziton Republikën e Azerbajxhanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot në mëngjes ka arritur në Baku për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet e Republikës së Azerbajxhanit.  

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë kësaj vizite njëditore, do të takohet me Ilham Aliev, presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, me Xhejhun Bajrmaov, ministrin e punëve të jashtme dhe me Sahabe Ghafarava, kryetarin e Parlamentit të Republikës së Azerbajxhanit.

Husejn Amir Abdulahjan pas arritjes në aeroportin e Bakus, në një prononcim para gazetarëve, deklaroi: "Kemi ide të ndryshme për zgjerimin sa më shumë të bashkëpunimeve dhe në takim me presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, do t'i paraqesim dhe diskutojmë këto ide. Në tre muajt e kaluar kam pas shumë kontakte me homologun tim azerbajxhanas dhe kemi rënë dakord mbi korniza të mira për zgjerimin e bashkëpunimeve dhe gjatë kësaj vizite, në takim me autoritetet e larta të Azerbajxhanit, do t'i finalizojmë këto korniza dhe më pas do të zhvillimi vizita reciproke në nivel të delegacioneve ekonomike, tregtare dhe kulturore mes të dy vendeve".