Kombëtarja iraniane e karatesë u bë kampione e kontinentit aziatik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119522-kombëtarja_iraniane_e_karatesë_u_bë_kampione_e_kontinentit_aziatik
Kombëtarja iraniane e karatesë fitoi titullin kampion të kontinentit aziatik duke fituar 39 medalje shumëngjyrëshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2021 04:22 Europe/Tirane
  • Kombëtarja iraniane e karatesë u bë kampione e kontinentit aziatik

Kombëtarja iraniane e karatesë fitoi titullin kampion të kontinentit aziatik duke fituar 39 medalje shumëngjyrëshe.

Sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit, ekipi kombëtar iranian i karatesë fitoi kampionatin aziatik duke fituar katërmbëdhjetë medalje ari, dhjetë argjendi dhe pesëmbëdhjetë bronzi dhe ekipet e Kazakistanit dhe Japonisë u njohën përkatësisht si vendet e dyta dhe të treta. Kampionati Aziatik i Karatesë 2021 u mbajt nga data 18 deri më 22 dhjetor në të gjitha grupmoshat e adoleshentëve, rinisë, shpresave dhe të rriturve të burrave dhe grave në stilet Kata dhe Komite. Ato u mbajtën në Almaty, të Kazakistanit, me pjesëmarrjen e atletëve nga 29 vende të botës.