Abu Turabifard: Republika Islamike e Iranit ka shtuar sigurinë e rajonit
Imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit ka deklaruar se politika e Republikës Islamike të Iranit ka ngritur nivelin e sigurisë në rajon në mënyrë të konsiderueshme.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Hasan Abu Turabifard gjatë fjalimin e tij në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran, tha: “Në rrethanat në të cilat Amerika dhe regjimi sionist janë faktorë të destabilizimit në rajonin e Azisë Perëndimore, politikat e Republikës Islamike të Iranit kanë ngritur në mënyrë të konsideruar nivelin e sigurisë në sigurinë në rajon dhe ka hapur rrugën për krijimin e fuqisë jo vetëm për Iranin, por të gjithë botën islame”.
Abu Turabifard ka shtuar: “Roli i gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani në garantimin e sigurisë së rajonit dhe të botës ka qenë i madh dhe ai së bashku me bashkëluftëtarët e tij në luftën kundër ISIS, ka krijuar siguri jo vetëm për popullin e Iranit, por edhe për popujt e rajonit, madje edhe për Evropën dhe botën. Rëndësia e garantimit të sigurisë në sistemin financiar përkrah asaj të sistemit mbrojtës, është shumë e madhe për qeverisjen e vendit. Pa burime financiare të qëndrueshme dhe të sigurta dhe pa garantuar sigurinë e plotë, nuk mund të krijohet rruga për ta çuar shoqërinë drejt zhvillimit dhe progresit të dëshiruar.