Irani mbyll kufijtë tokësor dhe detar për turistët e huaj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119704-irani_mbyll_kufijtë_tokësor_dhe_detar_për_turistët_e_huaj
Zv/ministri për trashëgimi kulturore, turizëm dhe artizanale të Iranit ka njoftuar për mbylljen e kufijve tokësor dhe detar të Iranit për turistët e huaj.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2021 11:32 Europe/Tirane
  • Irani mbyll kufijtë tokësor dhe detar për turistët e huaj

Zv/ministri për trashëgimi kulturore, turizëm dhe artizanale të Iranit ka njoftuar për mbylljen e kufijve tokësor dhe detar të Iranit për turistët e huaj.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Asghar Shalbafjan, zv/ministri i trashëgimisë kulturore, turizmit dhe artizanaleve të Iranit, vuri në dukje planin e miratuar në shtabin kombëtar të përballjes me pandeminë e virusit Korona për ndalimin 15 ditor të hyrjes së shtetasve të huaj nëpërmjet kufijve tokësor, detar dhe ajror në Iran dhe tha: "Këto ndalesa nuk përfshinë hyrjen e turistëve nëpërmjet kufijve ajror".

Sipas këtij burimi, masat kufizuese të miratuar nga shtabi kombëtar për përballje me pandeminë e virusit Korona në Iran të cilat kanë filluar të zbatohen nga dita e sotshme, ndalojnë hyrjen e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë të udhëtarëve nga tetë vende afrikane dhe nga katër vende evropiane si Anglia, Franca, Norvegjia dhe Danimarka për një periudhë 15 ditore.