Shkon në 34 numri i të prekurve me Omikron në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119798-shkon_në_34_numri_i_të_prekurve_me_omikron_në_iran
Kreu i Qendrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit të Ministrisë së Shëndetësisë njoftoi për evidentimin e 34 rasteve me omikron në vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2021 03:42 Europe/Tirane
  • Shkon në 34 numri i të prekurve me Omikron në Iran

Kreu i Qendrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit të Ministrisë së Shëndetësisë njoftoi për evidentimin e 34 rasteve me omikron në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Muhamed Hashemi, duke iu referuar hetimeve të rasteve të dyshuara të Omicron, tha: Deri më tani në vend janë evidentuar 34 raste me omikron dhe 8 raste të dyshuara janë duke u shqyrtuar. Duke bërë të ditur se 15 prej pacientëve janë identifikuar në Teheran, ai shtoi: 5 raste janë zbuluar në Mashhad, 5 raste në Hormozgan, 2 raste në Bushehr, 2 raste në Shiraz dhe në secilin nga qytetet Babol, Esfahan, Arak, Urmia dhe Karaj, është identifikuar nga një rast me Omikron. Kreu i Qendrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Informimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksoi: Respektimi  e higjienës së mirë dhe injektimi i dozës së tretë të vaksinës Korona mund të ndihmojë në parandalimin e virusit të mutuar.