Bagheri Kani takohet me përfaqësuesit e tre shteteve evropiane në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119906-bagheri_kani_takohet_me_përfaqësuesit_e_tre_shteteve_evropiane_në_vjenë
Kryenegociatori i Iranit dhe përfaqësuesit e tre shteteve evropiane anëtare të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore dhe zv/shefi i diplomacisë evropiane janë takuar në Vjenë dhe kanë biseduar për procesin e negociatave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2021 09:54 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani takohet me përfaqësuesit e tre shteteve evropiane në Vjenë

Kryenegociatori i Iranit dhe përfaqësuesit e tre shteteve evropiane anëtare të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore dhe zv/shefi i diplomacisë evropiane janë takuar në Vjenë dhe kanë biseduar për procesin e negociatave.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit, dhe përfaqësuesit e tre shteteve evropiane anëtare të Marrëveshjes bërthamore si dhe Enrique Mora, zv/shefi i diplomacisë evropiane, sot (të enjten) në mëngjes kanë zhvilluar një takim në kuadër të bisedimeve intensive diplomatike në Vjenë të Austrisë.

Ky takim u zhvillua para fillimit të pushimeve të Vitit të Ri që do të ketë një pauzë treditore në bisedimet që po zhvillohen me boshte kryesor heqjen e sanksioneve ndaj popullit iranian. Para këtij takimi, është zhvilluar edhe një takim dypalësh mes Ali Bagheri Kani, kryenegociatorit iranian dhe Enrqiue Mora, zhv/shefit të diplomacisë evropiane.

Njëkohësisht me këtë, në Vjenë të Austrisë po zhvillohen edhe takime në nivel të ekspertëve në formatin dypalësh dhe shumë palësh.