Zhvillohet kongresi i madh “Uniteti i Umetit” në Lahur të Pakistanit
(last modified Fri, 31 Dec 2021 13:38:00 GMT )
Dhjetor 31, 2021 14:38 Europe/Tirane
  • Zhvillohet kongresi i madh “Uniteti i Umetit” në Lahur të Pakistanit

Kongresi i madh “Uniteti i Umetit” u zhvillua në qytetin Lahur të Pakistanit me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Botërore për Afrimin e Shkollave Islame dhe shumë dijetarëve dhe mendimtarëve të shkollave të ndryshme islame dhe intelektualëve të Pakistanit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hamid Shahrjari, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Shkollave Islame dhe delegacioni i tij shoqërues, pas vizitës që zhvilloi në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, ka shkuar në qytetin Lahur dhe në pjesëmarrjen në kongresin e madh “Uniteti i Umetit”, deklaroi: “Krijimi i rrethanat e nevojshme për formimin e civilizimit të ri islam dhe themelimi i Unionit të Vendeve Islame, është bazë për formimin e Umetit të Unifikuar”.

Shahrjari duke theksuar në largimin nga përçarjet dhe mosmarrëveshjet për shkak të mospajtimit në ixhtihad mes besimtarëve mysliman, shtoi: “Shumica e dijetarëve të botës islame kanë kuptuar këto qëllime anti-islame të armiqve”.

Në këtë kongres Saraxh Al-Hak, kryetari i Organizatës Xhemati Islam, vuri në dukje marrëdhëniet strategjike mes Pakistanit dhe Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: “E ardhmja e të dy vendeve është e lidhur me njëri-tjetrën dhe duke bashkëpunuar në mënyrë reciproke, mund të realizohet një e ardhme e qartë për të dy vendet”.  

Në këtë konferencë Mevlavi Ahmed Islami, përfaqësuesi i myslimanëve sunitë të provincës Sistan-Baluçistan në Kuvendin e Ekspertëve të Lidershipit, Xhafer Runas, përgjegjës i Shtëpisë Kulturore të Iranit në Lahur, si dhe zv/shefi i konsullatës së Iranit, kanë marrë pjesë në këtë kongres në Lahur.

Tags