Imami i namazit të së premtes në Teheran paralajmëron sionistët
(last modified Fri, 31 Dec 2021 14:07:00 GMT )
Dhjetor 31, 2021 15:07 Europe/Tirane
  • Imami i namazit të së premtes në Teheran paralajmëron sionistët

Imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se nëse regjimi sionist bënë edhe gabimin më të vogël, forcat e armatosura të Iranit do t’i japin përgjigje shkatërruese atyre.

Ajetullah Sejed Ahmed Khatami në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran vuri në dukje manovrën ushtarake “Profeti i Madh s.a.v.s. 17” të Gardës Revolucionare të Iranit dhe reagimet e autoriteteve të regjimit sionist ndaj saj dhe tha: “Politika e Republikës Islamike të Iranit është politikë mbrojtëse dhe zhvillimi i manovrave ka vetëm aspekt parandalues, mirëpo nëse regjimi sionist bën edhe gabimin më të vogël dhe do të imagjinojë ndonjë sulm ndaj popullit të Iranit, me padyshim se do të përballet me raketat e Gardës Revolucionare të cilat do t’ia shndërrojnë ditën në natë të errët”.

Imami i namazit të së premtes në Teheran gjithashtu vuri në dukje dyvjetorin e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të ndjerë të forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit dhe tha: “Republika Islamike e Iranit me sulmin raketor kundër bazës “Ajnul-Asad”, i ka dhënë një goditje të ashpër Amerikës, por hakmarrja përfundimtare është dënimi i të gjithë faktorëve, urdhëruesve, autorëve dhe këshilltarëve të atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani dhe sidomos Trumpin kriminel i cili në mënyrë të hapur ka marrë përsipër këtë krim terrorist. Gjaku i pastër i martir Sulejmani dhe bashkëluftëtarëve të tij i ka dhënë fund pranisë së paligjshme të Amerikës në Afganistan dhe me miratimin e ligjit në Parlamentin e Irakut së shpejti ushtria amerikane do të detyrohet të largohet edhe nga Iraku”.