Evropianët pohojnë përparimin në bisedimet e Vjenës
Radioja Publike Kombëtare e SHBA (NPR) vuri në dukje se kishte shenja përparimi në bisedimet e Vjenës drejt një marrëveshjeje dhe për herë të parë, negociatorët evropianë raportuan përparim në procesin e negociatave.
Për herë të parë në disa muaj, negociatorët evropianë kanë njoftuar përparimin në bisedimet e Vjenës me Iranin dhe Shtetet e Bashkuara për të ringjallur marrëveshjen bërthamore. Mediat amerikane nuk kanë përmendur më shumë detaje për këtë, por kanë thënë se lajmin e detajuar do ta publikojnë së shpejti. Raundi i tetë (raundi aktual) i bisedimeve të Vjenës është planifikuar të rifillojë të hënën e kësaj jave, pas një pauze treditore për shkak të festave të Vitit të Ri. Disa diplomatë të pranishëm gjatë bisedimeve, duke u shprehur optimistë për rezultatin e këtij raundi të bisedimeve, kanë deklaruar se negociatorët mund të arrijnë një marrëveshje para mbërritjes së Shkurtit.