Bagheri Kani arriti në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120108-bagheri_kani_arriti_në_vjenë
Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit sot ka arritur në Vjenë të Austrisë për të vazhduar raundin e tetë të bisedimeve për heqjen e sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2022 10:45 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani arriti në Vjenë

Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit sot ka arritur në Vjenë të Austrisë për të vazhduar raundin e tetë të bisedimeve për heqjen e sanksioneve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se bisedimet diplomatike dhe në nivel të ekspertëve mes Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 do të zhvillohen sot në Vjenë të Austrisë.

Mënyra e vërtetimit të heqjes së sanksioneve të Amerikës dhe shpjegimi i kritereve dhe standardeve që në bazë të tyre reduktohen në nivel maksimal mundësia e largimit përsëri të SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore dhe pamundësohet vendosja përsëri e sanksioneve të reja në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore; konsiderohen çështje kryesore të programit të bisedimeve gjatë ditëve të ardhshme.

Kryenegociatori i Iranit javën e kaluar kishte deklaruar se gjatë bisedimeve të ditëve të fundit në Vjenë janë shënuar rezultate të mira në fushën e heqjes së sanksioneve.