Raundi i tetë i bisedimeve të Vjenës; Vazhdojnë bisedimet
Raundi i tetë i bisedimeve të Vjenës vazhdoi të martën me takime dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet delegacioneve pjesëmarrëse në bisedime.
Pas takimeve me palët, janë zhvilluar takime të ndara mes “Ali Bagheri”, negociatori i lartë i Iranit dhe “Enrique Mora”, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, si dhe negociatorëve të lartë të Kinës dhe Rusisë. Negociatorët e lartë të tre vendeve evropiane në një takim të përbashkët u takuan edhe me kreun e ekipit negociator iranian. Bisedimet janë parashikuar të vazhdojnë sot, të mërkurën, në nivele dhe formate të ndryshme. Bagheri së fundi në një intervistë me gazetarët tha: Sa më serioz të jetë homologu ynë i përgatitur për heqjen e sanksioneve dhe sa më serioz të jetë vullneti për të pranuar mekanizmat e parashikuar nga Republika Islamike e Iranit për heqjen e sanksioneve, veçanërisht në dy çështjet e verifikimit dhe garancisë, aq më i shkurtër mund të jetë afati që të arrijmë një marrëveshje. Sipas njoftimeve nga Vjena, të gjithë negociatorët janë të kënaqur me ecurinë e bisedimeve dhe besojnë se negociatat po ecin në një drejtim konstruktiv dhe se të gjithë po kërkojnë një marrëveshje të mirë sa më shpejt që të jetë e mundur. Raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë, me fokus në heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Iranit, filloi të hënën e kaluar me një takim të Komisionit të Përbashkët të kryesuar nga Ali Bagheri, negociator i lartë i Republikës Islamike të Iranit dhe Enrique Mora, Zëvendës Sekretar i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së.