Gjeneral Qaani: Vrasësit e gjeneral Sulejmanit nuk do të jenë të sigurt
Komandanti i Forcave Kods të Gardës Revolucionare Islamike tha: Vrasësit e gjeneral martir Sulejmani menduan se kishin fituar duke e vrarë atë, por nuk e dinin se nuk do të jenë të sigurt.
Sipas IRNA, gjeneral brigade Ismail Qaani, komandant i Forcave Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, të martën në mbrëmje deklaroi: Trump, krimineli dhe bashkëpunëtorët e tij të dukshëm e të fshehur, të tillë si Pompeo janë nën lupën e të gjithë njerëzve të lirë të botës dhe nuk do të jenë të sigurt. Duke iu drejtuar amerikanëve, Qaani tha: Largimi juaj ishte pjesë e programit tonë. Ju sot jeni të detyruar të largoheni pasi populli i nderuar i Irakut dhe rezistenca nuk do ta tolerojnë praninë e 2000 të mbeturve prej jush. Ai theksoi: Ne do të hakmerremi në stilin tonë dhe jo në stilin e kriminelëve të botës. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i Forcave Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, më 3 janar 2020, gjatë udhëtimit për në Irak me ftesë zyrtare të autoriteteve irakiane, u martirizua në një sulm ajror nga agresorët dhe terroristët amerikanë pranë aeroportit të Bagdadit. Ai ra dëshmor së bashku me Abu Mahdi al-Mohandes, nënkryetar i Mobilizimit Popullor të Irakut (Al-Hashd al-Shabi) dhe tetë shokë të tij.