Prodhimi i kitit të parë iranian të zbulimit të koronës omicron
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120194-prodhimi_i_kitit_të_parë_iranian_të_zbulimit_të_koronës_omicron
Kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore Kashan, provincës Esfahan në qendër të Iranit, njoftoi prodhimin e kitit të parë iranian të diagnostikimit të llojit omicron të koronës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 05, 2022 09:32 Europe/Tirane
  • Prodhimi i kitit të parë iranian të zbulimit të koronës omicron

Kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore Kashan, provincës Esfahan në qendër të Iranit, njoftoi prodhimin e kitit të parë iranian të diagnostikimit të llojit omicron të koronës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, “Seyed Alireza Moroji”, kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Kashanit, të martën tha: Kiti diagnostikues I Omicron të Koronës mund të identifikojë lloje të ndryshme të mutacioneve të koronavirusit, duke përfshirë alfa, beta, gama, epsilon, eta, zeta, utah, delta, delta plus dhe omicron. Kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore Kashan, duke iu referuar mbështetjes së këtij universiteti në prodhimin e këtij kiti diagnostikues, u shpreh se është bërë një vit hulumtim për realizimin e këtij kiti dhe shtoi: 20 kompani të huaja prodhuan kite për diagnostikimin e koronës dhe kitet e prodhuara nga specialistët e Universitetit të Shkencave Mjekësore të Kashanit janë mjaft të ngjashme me ato të huaja, por kostoja e prodhimit të tyre është një e pesta. Më 26 nëntor 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli llojin omicron si llojin e pestë më shqetësues të koronavirusit. Ky lloj i ri është identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe ka shkaktuar shqetësim në shumë vende. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky lloj është identifikuar deri më tani në rreth 100 vende.