Vazhdojnë bisedimet në Vjenë, Bagheri Kani takohet me Enrique Mora
Bisedimet e Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 po vazhdojnë në Vjenë të Austrisë për heqjen e sanksioneve të paligjshme ndaj popullit iranian.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit, sot do të takohet me Enrique Mora, zv/shefin e diplomacisë evropiane.
Gjithashtu Ali Bagheri Kani dje në mbrëmje ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin e Kinës dhe burimet e informuar e kanë përshkruar këtë takim pozitiv dhe konstruktiv.
Raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë të Austrisë me bosht heqjen e sanksioneve të paligjshme ndaj popullit të Iranit kanë filluar nga e hëna e kaluar me zhvillimin e takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore të kryesuar nga Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit, dhe Enrique Mora, zv/shefi i diplomacisë evropiane.