Në Iran zhvillohen ceremoni për përcjelljen e dëshmorëve të paidentifikuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120260-në_iran_zhvillohen_ceremoni_për_përcjelljen_e_dëshmorëve_të_paidentifikuar
Njëkohësisht me përvjetorin e martirizimit të Hazreti Fatime Zahra (s.a.), në qytete të ndryshme të Iranit janë zhvilluar ceremoni mortore për përcjelljen dhe varrosjen e dëshmorëve të paidentifikuar të luftës Iran-Irak.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 06, 2022 14:01 Europe/Tirane
  • Në Iran zhvillohen ceremoni për përcjelljen e dëshmorëve të paidentifikuar

Njëkohësisht me përvjetorin e martirizimit të Hazreti Fatime Zahra (s.a.), në qytete të ndryshme të Iranit janë zhvilluar ceremoni mortore për përcjelljen dhe varrosjen e dëshmorëve të paidentifikuar të luftës Iran-Irak.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se sot (të enjten) kufomat e 150 dëshmorëve janë përcjell dhe varros në Teheran dhe të tjerët janë përcjell dhe varrosur në 24 provinca të tjera të Iranit. Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit të dëshmorëve të paidentifikuar u zhvillua gjatë ditës së djeshme në qytete të ndryshme të Iranit.  

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në një mesazh ngushëllimi me rastin e përcjelljes së 250 dëshmorëve të periudhës së Mbrojtjes së Lavdishme, ka thënë: “Përkimi i përcjelljes së këtyre udhëtarëve për në shtëpinë e amshimit me ditën e martirizimit të Hazreti Fatime Zahra (s.a.), është një lajmërim për shumë mirësi të cilat do të vijnë nga ana e tyre për Iranin Islamik”.

Me këtë rast mesazhe ngushëllimi kanë dërguar edhe autoritete të ndryshme të Republikës Islamike të Iranit.