Bagheri Kani: Negociatat në Vjenë janë pozitive dhe po përparojnë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120266-bagheri_kani_negociatat_në_vjenë_janë_pozitive_dhe_po_përparojnë
Kryengociatori i Iranit në negociatat bërthamore në një prononcim para gazetarëve në Vjenë, ka thënë se bisedimet në Vjen për marrëveshjen bërthamore janë pozitive dhe po përparojnë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2022 11:06 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Negociatat në Vjenë janë pozitive dhe po përparojnë

Kryengociatori i Iranit në negociatat bërthamore në një prononcim para gazetarëve në Vjenë, ka thënë se bisedimet në Vjen për marrëveshjen bërthamore janë pozitive dhe po përparojnë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit në negociatat e Vjenës, deklaroi se bisedimet me shtetet anëtare të Grupit 4+1 që po zhvillohen në Vjenë të Austrisë për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës ndaj Iranit, janë pozitive dhe përparojnë.

Këto deklarata të zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit bëhen në kohën kur më par Mikhail Olyanov, përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Bisedimet në Vjenë po përparojnë në mënyrë të ngadalshme, por po shënojnë progres të vazhdueshëm. Takimet e vazhdueshme të përfaqësuesve të pranishëm në marrëveshjen bërthamore (pa Iranin dhe Amerikën) pas orës 18:00, kanë krijuar një rast të mirë për të analizuar dhe vlerësuar zhvillimet më të fundit gjatë bisedimeve të Vjenës”.

Në kohën kur në Vjenë po zhvillohet raundi i tetë i bisedimeve bërthamore, Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë Jugore sot (të enjten) ka deklaruar se Choi Jung Kan, zv/ministri i punëve të jashtme të Kores Jugore, ka zhvilluar takime dhe ka biseduar me negociatorët e lartë të vendeve anëtare të marrëveshjes bërthamore dhe me përfaqësuesin e SHBA-ve.