Khatibzadeh: Disa palë të huaja po përpiqen të nxisin trazira në Kazakistan
(last modified Fri, 07 Jan 2022 07:17:14 GMT )
Janar 07, 2022 08:17 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Disa palë të huaja po përpiqen të nxisin trazira në Kazakistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se zhvillimet aktuale në Kazakistan janë një çështje e brendshme por shtoi se disa palë të huaja po përfitojnë nga situata për të nxitur trazira dhe për të destabilizuar vendin.

Sipas IRNA, Saeed Khatibzadeh tha se stabiliteti dhe siguria në Kazakistan janë të një rëndësie të veçantë dhe shprehu shpresën se procesi i kthimit të paqes në këtë vend do të përshpejtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në fund, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shprehu besimin se qeveria dhe kombi inteligjent i Kazakistanit, mik, vëlla dhe fqinj i vendit, do t'i përgjigjet në mënyrë të duhur përpjekjeve të keqbërësve të huaj që duan të prishin unitetin e brendshëm. Trazirat në Kazakistan filluan katër ditë më parë pas protestave të qytetarëve kazak për rritjen e çmimit të karburantit në qytetet e rëndësishme Almaty dhe portin Octavo, të cilat u përhapën në pjesë të tjera të këtij vendi të Azisë Qendrore, duke vrarë 13 policë kazak gjatë natës së kaluar, dhe plagosur të paktën 300 policë dhe ushtarë, si dhe rreth 400 protestues që u shtruan në spital.

Tags