Vazhdojnë konsultimet në Vjenë për heqjen e sanksioneve
Në Vjenë nisën negociatat mes delegacionit iranian dhe grupit G4 + 1 për heqjen e sanksioneve.
Sipas IRNA, bisedimet e delegacionit të ekspertëve të Republikës Islamike të Iranit me përfaqësuesit e grupit G4 + 1 në Vjenë filluan sot (e premte) duke u përqendruar mbi çështjen e heqjes së sanksioneve. Bisedimet bazohen në një marrëveshje të arritur në takimin e fundit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në bisedime theksuan prioritetin e heqjes së sanksioneve të paligjshme të SHBA ndaj Iranit. Takimet e zhvilluara ditët e fundit në mënyrë dypalëshe dhe shumëpalëshe janë fokusuar në vendosjen e kornizave, treguesve dhe kritereve për verifikimin e heqjes së sanksioneve dhe garantimin e mospërsëritjes së veprimeve të paligjshme të SHBA-së. Bisedimet e Vjenës po vazhdojnë pasi shumica dërrmuese e delegacioneve negociuese kanë rënë dakord për progresin e bërë në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.