Irani: Nuk jemi në një pikë të njohjes zyrtare të talebanëve
(last modified Mon, 10 Jan 2022 18:59:00 GMT )
Janar 10, 2022 19:59 Europe/Tirane
  • Irani: Nuk jemi në një pikë të njohjes zyrtare të talebanëve

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh njoftoi të hënën se raundi i ardhshëm i bisedimeve midis Teheranit dhe Riadit që do të organizohet nga Bagdadi është në rendin e ditës.

Pavarësisht rasteve të diskutueshme, marrëdhëniet dhe negociatat e qëndrueshme janë vazhduar me përpjekje dhe sinqeritet, u tha Khatibzadeh gazetarëve në konferencën e tij javore për shtyp në Teheran. Duke iu referuar ndërhyrjes së huaj në punët e brendshme të  Libanit, Khatibzadeh tha se të gjithë duhet të respektojnë sovranitetin e Libanit duke marrë parasysh interesat e të gjitha grupeve etnike. Ai tha gjithashtu se Republika Islamike e Iranit bën përpjekje për të krijuar marrëdhënie të ngushta mes grupeve libaneze. I pyetur për udhëtimin e delegacionit saudit në Vjenë ku po zhvillohen bisedimet Iran-G4+1, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se delegacionet shkojnë e vijnë në kryeqytetin austriak dhe se takime të tilla nuk kufizohen vetëm me sauditët. Gjithashtu për vizitën e delegacionit taleban në Teheran, Khatibzadeh tha se në Iran janë zhvilluar bisedime pozitive dhe janë mirëpritur përpjekjet për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse në Afganistan. Një delegacion afgan i kryesuar nga Ministri i Jashtëm në detyrë i Talibanëve Amir Khan Muttaki udhëtoi në Iran të shtunën dhe zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë iranianë duke përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian. Më tej, Khatibzadeh foli për qëndrimin e Ministrisë së Jashtmetë Iranit  ndaj Talibanëve dhe tha se "ne nuk jemi në një pikë të njohjes zyrtare të talebanëve". Duke folur për situatën në Jemen, zëdhënësi këshilloi koalicionin saudit të kthehet nga rruga e gabuar dhe të marrë një qasje politike. Duke iu kthyer çështjes së bisedimeve të Vjenës, zëdhënësi tha se borxhi i Koresë së Jugut ndaj Iranit nuk ka të bëjë me bisedimet. Ai vazhdoi duke thënë se vizita e zëvendësministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut në Vjenë ishte iniciuar nga Seuli, ndërkohë, Seuli është i detyruar të paguajë borxhin ndaj Iranit. Ajo që do të ndodhë në Vjenë do të tregojë nëse pala tjetër ka vullnetin e nevojshëm apo jo, theksoi më tej Khatibzadeh. Irani synon një marrëveshje të qëndrueshme dhe të besueshme, nënvizoi ai. Siç nënvizoi ai, Irani dhe Shtetet e Bashkuara përmes teksteve jozyrtare tashmë kanë shprehur mendimet e tyre për heqjen e sanksioneve, verifikimin pas heqjes së sanksioneve dhe angazhimet bërthamore. Në bisedime, "ne nuk jemi as pesimistë, as optimistë; ne negociojmë në bazë të realitetit," theksoi Khatibzadeh.

 

Tags