Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore vazhdon bisedimet në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120720-komisioni_i_përbashkët_i_marrëveshjes_bërthamore_vazhdon_bisedimet_në_vjenë
Bisedimet mes Iranit dhe shtetet e Grupit 4+1 po vazhdojnë sot (të premten) në Vjenë të Austrisë për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës kundër popullit iranian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 14, 2022 09:48 Europe/Tirane
  • Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore vazhdon bisedimet në Vjenë

Bisedimet mes Iranit dhe shtetet e Grupit 4+1 po vazhdojnë sot (të premten) në Vjenë të Austrisë për heqjen e sanksioneve të paligjshme të Amerikës kundër popullit iranian.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se sot (të premten) vazhdojnë bisedimet mes Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 dhe zv/shefit të diplomacisë evropiane si koordinator i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, në nivele dhe formate të ndryshme.

Vazhdimi i raundit të tetë i negociatave të Vjenës ka filluar nga 3 janari në kryeqytetin e Austrisë. Në këtë kuadër, ditën e enjte bisedimet janë zhvilluar në dy nivele, të shefave të delegacioneve negociatore dhe në nivel të ekspertëve, ndërkohë që Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit është takuar dhe ka biseduar me Enrique Mora, zv/shefin e diplomacisë evropiane dhe koordinator i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore.

Ali Bagheri Kani gjithashtu është takuar dhe ka biseduar edhe me Mikhail Ulyanov, kryenegociatorin e delegacionit të Rusisë. Ali Bagheri Kani në këtë kuadër është takuar edhe me kryenegociatorët e tre shteteve evropiane kurse nga ana tjetër, bisedimet kanë vazhduar edhe në nivel të ekspertëve në formë të takimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe për të shqyrtuar çështje të ndryshme.