Kina kundërshton sanksionet amerikane ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120804-kina_kundërshton_sanksionet_amerikane_ndaj_iranit
Kina ka riafirmuar kundërshtimin e saj ndaj sanksioneve të njëanshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit, ndërsa ministrat e jashtëm kinez dhe iranian njoftuan nisjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi 25-vjeçare që synon forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike Teheran-Pekin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2022 16:26 Europe/Tirane
  • Kina kundërshton sanksionet amerikane ndaj Iranit

Kina ka riafirmuar kundërshtimin e saj ndaj sanksioneve të njëanshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit, ndërsa ministrat e jashtëm kinez dhe iranian njoftuan nisjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi 25-vjeçare që synon forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike Teheran-Pekin.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili është gjithashtu Këshilltar Shtetëror, tha se Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësinë kryesore për vështirësitë e vazhdueshme me Iranin, pasi janë tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Ministri i Jashtëm kinez tha se Kina kundërshton me vendosmëri sanksionet e njëanshme kundër Iranit, manipulimin politik përmes temave duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Iranit dhe vendeve të tjera të rajonit. Ndërsa ministri i Jashtëm iranian Amir-Abdullahian, pas përfundimit të diskutimeve të detajuara mbi bashkëpunimin kino-iranian me ministrin e jashtëm kinez, deklaroi: "Ne ramë dakord të shpallim ditën e sotme si datën për të filluar zbatimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për partneritetin strategjik midis Iranit dhe Kinës". Ai dorëzoi një mesazh "të rëndësishëm"  të shkruar nga Presidenti iranian Ebrahim Raisi për Presidentin Xi Jinping. Marrëveshja e bashkëpunimit dokumenton zyrtarisht Partneritetin Strategjik Gjithëpërfshirës Kino-Iranian për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve për 25 vitet e ardhshme dhe i hap rrugën pjesëmarrjes së Iranit në Iniciativën 'Një Brez, Një Rrugë' , një projekt masiv infrastrukturor që shtrihet nga Azia Lindore në Evropë.