Vazhdon raundi i tetë i bisedimeve bërthamore në Vjenë
Bisedimet në Vjenë për heqjen e sanksioneve kundër Iranit po ecin përpara siç e pranojnë të gjithë pjesëmarrësit, por shpejtësia e progresit varet nga interesat e përbashkëta dhe konflikti i interesave të shteteve pjesëmarrëse.
Bisedimet në Vjenë zhvillohen midis gjashtë vendeve me interesat e tyre të veçanta kombëtare, ku Rusia dhe Kina kanë qëndrime të koordinuara me Iranin dhe tre pjesëmarrësit evropianë, dmth. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, janë duke iu përshtatur situatës së re pas një periudhe roli jokonstruktiv në javët e para të raundit të tetë të bisedimeve. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë indirekt në bisedime për shkak të kundërshtimit të Iranit, me argumentin se Uashingtoni është larguar nga marrëveshja në fjalë dhe nuk është në gjendje të ulet përkrah pjesëmarrësve të marrëveshjes bërthamore. Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga zëvendësshefi i politikës së jashtme, Enrique Mora, po luan një rol të paanshëm si koordinator i marrëveshjes bërthamore. Bisedimet kanë arritur në një fazë "si t'i kthejmë çështjet e dakorduara në parim në fjalë dhe t'i përfshijmë ato në drafte", tha një burim i afërt me bisedimet për korrespondentin e IRNA në Vjenë. Rusia dhe Kina duan që bisedimet të jenë të suksesshme, pasi Moska e sheh veten si përfituese në marrëveshjen bërthamore dhe Pekini beson se kjo do të jetë një hapje në marrëdhëniet e tij ekonomike në Iran. Pjesëmarrësit evropianë, nga ana tjetër, kanë dështuar të mbajnë një ekuilibër në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare, megjithë gjestin e tyre të respektimit të rregullave ndërkombëtare dhe shqetësimeve për mospërhapjen e armëve bërthamore.