Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Rusisë
Ministrat e Jashtëm iranian dhe rus folën me telefon në prag të vizitës së presidentit iranian në Rusi.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shprehu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Dr. Raisi në Rusi dhe tha se janë bërë të gjitha masat e nevojshme për vizitën e tij. Të dy palët e cilësuan udhëtimin si një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe një mundësi të mirë për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë shkëmbyen mendime edhe për çështje të tjera me interes, përfshirë bisedimet e Vjenës. Çështje të tilla si bisedimet e Vjenës dhe problemi i eksportit të një prej artikujve bujqësor të Iranit në Rusi ishin ndër çështjet më të rëndësishme të ngritura në këtë bisedë telefonike. Lidhur me eksportin e produkteve bujqësore në Rusi, Sergei Lavrov tha: Importi dhe eksporti i mallrave bujqësore mes dy vendeve është normal dhe për të zgjidhur problemin e importit të specit të ëmbël nga Irani, po koordinohen aspektet përkatëse të të dy vendeve.