Vazhdojnë bisedimet në Vjenë për heqjen e sanksioneve
Janar 18, 2022 10:15 Europe/Tirane
Takimet e ekspertëve të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 edhe sot (të martën) kanë vazhduar në Vjenë të Austrisë për heqjen e sanksioneve të paligjshme ndaj Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit, sot pritet të takohet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropiane dhe të tre shteteve evropiane në Vjenë të Austrisë.
Ali Bagheri Kani dhe negociatorët e lartë të tre shteteve evropiane të premten e kaluar në bazë të një dakordimi, kanë vendosur të kthehen në kryeqytete për t'u konsultuar me qeveritë përkatëse. Bagherki Kani të hënën përsëri u kthye në Vjenë të Austrisë dhe ka filluar bisedimet në nivel të negociatorëve të lartë.
Tags