Bagheri Kani negocion me të dërguarit e BE dhe E3 në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120984-bagheri_kani_negocion_me_të_dërguarit_e_be_dhe_e3_në_vjenë
Kryenegociatori iranian Ali Bagheri Kani u takua të martën me të dërguarit e Bashkimit Evropian (BE) dhe tre shteteve evropiane në kryeqytetin austriak Vjenë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2022 17:03 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani negocion me të dërguarit e BE dhe E3 në Vjenë

Kryenegociatori iranian Ali Bagheri Kani u takua të martën me të dërguarit e Bashkimit Evropian (BE) dhe tre shteteve evropiane në kryeqytetin austriak Vjenë.

Takimi i negociatorëve kryesorë të Iranit, tre vendeve evropiane dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian u mbajt me pjesëmarrjen e një numri ekspertësh në hotelin Coburg në Vjenë. Ky takim është në vazhdimësi të raundit të tetë të bisedimeve që janë zhvilluar rregullisht gjatë javëve të fundit. Kryenegociatori i Iranit, i cili mbërriti në kryeqytetin austriak të hënën në mëngjes, ka pasur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe tre vendeve evropiane, përkatësisht Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Irani dhe palët perëndimore po diskutojnë një rikthim të mundshëm të SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën Uashingtoni e braktisi në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Irani po fokusohet veçanërisht në heqjen e sanksioneve kundër Iranit.