Irani dënon sulmin terrorist në Pakistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka dënuar ashpër një sulm terrorist me bombë në qytetin lindor të Pakistanit, Lahor, duke riafirmuar nevojën për të vazhduar luftën kundër grupeve terroriste në të gjithë rajonin.
Deklaratat e Said Khatibzadeh erdhën pasi të paktën dy persona u vranë dhe 22 u plagosën të enjten gjatë një shpërthimi bombë në një lagje të frekuentuar tregtare të qytetit pakistanez Lahor. Një grup i sapoformuar separatist me bazë në provincën jugperëndimore të Balochistanit në një mesazh me tekst dërguar një gazetari të Reuters mori përgjegjësinë. "Ky sulm kishte në shënjestër punonjësit e bankës. Një deklaratë e detajuar do të lëshohet së shpejti," tha një zëdhënës i Ushtrisë Nacionaliste Baloch në Twitter. "Ishte një shpërthim bombe," tha një zëdhënës i policisë, Arif Rana, për Reuters, duke shtuar se një bombë e kontrolluar nga distanca, e montuar në një motoçikletë shpërtheu jashtë një dyqani në treg. Kryeministri i Pakistanit Imran Khan shprehu keqardhjen për "humbjen e jetëve të çmuara njerëzore", u tha gazetarëve një zëdhënës i zyrës së tij.