Vazhdojnë përpjekjet diplomatike në Vjenë
Përfaqësuesit e lartë të Iranit dhe pesë nënshkruesit e mbetur të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 po vazhdojnë me përpjekjet e tyre diplomatike në kryeqytetin austriak Vjenë me qëllim të sigurimit të heqjes së sanksioneve amerikane kundër Iranit në rrethanat që Teherani ende refuzon një marrëveshje të përkohshme.
Irani dhe pjesëmarrësit e mbetur në marrëveshjen bërthamore, kanë zhvilluar bisedime në kryeqytetin austriak që nga prilli i vitit të kaluar me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes duke sjellë SHBA-në në përputhje të plotë me marrëveshjen bërthamore. Gjatë raundit të ri të bisedimeve, Irani ka hedhur poshtë nocionin e përcaktimit të afateve kohore për arritjen e një marrëveshjeje, dhe përfaqësuesit e tij kanë theksuar se ata preferojnë të arrijnë një marrëveshje logjike brenda një periudhe logjike kohore. Irani gjithashtu e ka kushtëzuar aprovimin e tij për një marrëveshje të re me realizimin e të drejtave dhe interesave të kombit iranian. Si rezultat, ekipi negociator iranian ka thënë vazhdimisht se arritja e një marrëveshjeje të përkohshme është jashtë diskutimit, pasi Teherani kërkon një marrëveshje të qëndrueshme, të besueshme dhe përfundimtare për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Iranit. Republika Islamike ka hedhur poshtë gjithashtu vlerësimin pesimist të bisedimeve nga SHBA-ja dhe treshja evropiane –Franca, Britania dhe Gjermania – si një dredhi psikologjike për të fituar lëshime.