Khatibzade: Është shënuar progres i mirë në negociatat e Vjenës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121314-khatibzade_Është_shënuar_progres_i_mirë_në_negociatat_e_vjenës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në bisedimet e Vjenës është shënuar progres i mirë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 24, 2022 12:49 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Është shënuar progres i mirë në negociatat e Vjenës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në bisedimet e Vjenës është shënuar progres i mirë.

Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot në konferencën për shtyp, në lidhje me procesin e negociatave të Iranit me Grupin 4+1 në Vjenë, deklaroi: "Të gjitha palët e kanë pranuar se Amerika nuk duhet të dalë më nga marrëveshja bërthamore. Në katër fusha në të cilat kemi dokumente për negociata, është shënuar një progres i mirë dhe në disa dokumente të tjera është reduktuar niveli i mosmarrëveshjeve dhe i kllapave. Sukses i madh është ky që shumë prej ideve të cilat i ka paraqitur Iranit duke përfshirë edhe ato në fushën e garancive, janë shndërruar në terme e nocione dhe të gjitha palët pajtohen se duhet të mendohen garanci të nevojshme në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Pala iraniane në negociatat e Vjenës ka paraqitur ide plotësisht zbatuese dhe operative me një vështrim real dhe ne mendojmë që idetë e Iranit kanë krijuar mundësinë për zhvillimin e bisedimeve në fushën e sigurimit të garancive të nevojshme dhe atë çfarë është biseduar prapa dyerve të mbyllura, ne nuk do ta negociojmë përsëri. Irani është në bisedimet e Vjenës për të arritur një marrëveshjes të qëndrueshme dhe te e cila mund të mbështetet dhe pikërisht për këtë arsye rruga për sigurimin e garancive është një rrugë shumë e rëndësishme. Sa i përket deklaratave të fundit të Robert Mali, përfaqësuesit të Amerikës për çështje të Iranit, në lidhje me parakushtin e negociatave, duhet theksuar se Irani që nga dita e parë nuk ka pranuar dhe nuk pranon kurrfarë parakushti".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me shtetasit përkatës të burgosur në të dy vendet, deklaroi: "Në lidhje me gjendjen e shtetasve iranianë të burgosur në Amerikë, që nga dita dhe për shkak të çështjes humanitare, ne kemi paraqitur shqetësimet tona si në mënyrë të drejtpërdrejtë si në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Prandaj, Amerika nëse zbaton marrëveshjet përkatëse të cilat i ka zbatuar edhe disa herë më parë, kjo çështje mund të zgjidhet në kohën më të shkurt të mundshme. Përkundër shtetasve iranianë të cilët me pretekste të kota dhe të pavërteta për anashkalimin e sanksioneve të paligjshme dhe të pajustifikueshme ndaj popullit iranian, janë marrë peng dhe sot disa prej tyre po mbahen në kushte jonjerëzore, shtetasit amerikanë të cilët janë të burgosur në Iran, gjykata iraniane u ka kumtuar akuzat dhe ata kanë kryer krime të caktuara të cilat janë shqyrtuar në procesin gjyqësor të gjykatave".

Khatibzade gjithashtu tha: "Ajo çfarë po ndodhë në Jemen është një tragjedi njerëzore dhe Irani gjithmonë qëndron përkrah popullit të Jemenit në mënyrë që zëri i qytetarëve jemenas të dëgjohet në tërë botën dhe Teherani zyrtar gjithnjë ka bërë përpjekje për të ndihmuar procesin e zhvillimit të dialogut mes grupeve jemenase".