Vazhdojnë bisedimet e Iranit dhe Grupit 4+1 në Vjenë
Bisedimet dhe negociatat e Iranit dhe Grupit 2+1 po vazhdojnë edhe sot (të martën) në Vjenë të Austrisë me temë kryesore sigurimin e garancive dhe procesit të vërtetësisë së heqjes së sanksioneve.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se sot Ali Bagheri Kani, kryenegociatori i Iranit ka zhvilluar takim dhe bisedime me Enrqiue Mora, zv/shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian.
Pas këtij takimi, u zhvilluar edhe takimi i përfaqësuesve të Iranit me përfaqësuesit e tre shteteve evropiane, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë me temë kryesore sigurimin e garancive dhe procesit të vërtetimit të heqjes së sanksioneve.
Përveç takimit dypalësh të Ali Bagheri Kani dhe Enrique Mora, përfaqësuesit e delegacioneve të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 sot kanë zhvilluar takime për të diskutuar tekstet paraprake në këto bisedime.
Njëkohësisht me këto takime, kanë vazhduar edhe bisedimet e ekspertëve të shteteve të përfshira në këto negociata.
Procesi i vërtetimit të korrektësisë së heqjes së sanksioneve të paligjshme dhe sigurimi i garancive për zbatimin e marrëveshjes bërthamore në të cilat po thekson Irani, janë dy çështje shumë të rëndësishme në procesin e Negociatave të Vjenës.