Bisedë telefonike e ministrit të Jashtëm të Katarit me Amir Abdullahian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121392-bisedë_telefonike_e_ministrit_të_jashtëm_të_katarit_me_amir_abdullahian
Ministri i Jashtëm i Katarit, Muhamed bin Abdul Rahman Al Thani të martën në mbrëmje foli me telefon me ministrin e Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 26, 2022 08:06 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e ministrit të Jashtëm të Katarit me Amir Abdullahian

Ministri i Jashtëm i Katarit, Muhamed bin Abdul Rahman Al Thani të martën në mbrëmje foli me telefon me ministrin e Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian.

Sipas agjencisë Fars News, ministri i Jashtëm i Katarit foli për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në rajon. Ministrat e Jashtëm të dy vendeve theksuan nevojën e forcimit të diplomacisë dhe dialogut në zgjidhjen e çështjeve. Në këtë kontekst, çështjet dhe zhvillimet aktuale në rajon dhe vazhdimi i konsultimeve dhe bisedimeve mes dy vendeve për ruajtjen dhe garantimin e paqes dhe stabilitetit në arenën rajonale dhe globale ishin ndër çështjet e shqyrtuara dhe konsultuara nga Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Katarit në këtë bisedë telefonike. Gjatë vizitës së tij të fundit në vendet arabe të Gjirit Persik, Amir Abdullahian pas Omanit udhëtoi në Katar, ku u takua me emirin e Katarit dhe ministrin e tij të Jashtëm. Emiri i Katarit planifikon të udhëtojë në Uashington në ditët e ardhshme për të diskutuar mbi Afganistanin, furnizimet evropiane me gaz dhe Iranin.