Amir-Abdollahian: Sundimtarëve amerikanë nuk mund t'u besohet
(last modified 2022-01-27T18:53:54+00:00 )
Janar 27, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian: Sundimtarëve amerikanë nuk mund t'u besohet

Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se politikanët amerikanë kanë dëshmuar vazhdimisht se nuk mund t'u besohet, duke theksuar se masat praktike të Shteteve të Bashkuara përbëjnë kriterin kryesor të përdorur nga Irani për të gjykuar deklaratat e zyrtarëve amerikanë.

Hossein Amir-Abdollahian i bëri komentet të enjten në një postim në Twitter, ndërsa nënshkruesit e mbetur të marrëveshjes bërthamore të Iranit po negociojnë në kryeqytetin austriak, Vjenë, me synimin për të risjellë SHBA në përputhje me marrëveshjen. "Historia, përvoja dhe sjellja e SHBA-së kanë treguar se politikanëve dhe sundimtarëve amerikanë nuk mund t'u besohet," shkroi Amir-Abdollahian. “Për ne, kriter për çdo gjykim do të jetë sjellja praktike e Shteteve të Bashkuara. Për çështjen e heqjes së sanksioneve, interesat e Iranit duhet të realizohen plotësisht dhe duhet të ndërmerren veprime të prekshme në terren”, shtoi ai. Komentet e kryediplomatit iranian pasuan raportet e mediave që tregonin se zyrtarët amerikanë po kërkojnë negociata të drejtpërdrejta me delegacionin iranian mbi fatin e marrëveshjes së vitit 2015, të cilën SHBA-ja e braktisi në mënyrë të njëanshme në vitin 2018. Amir-Abdollahian hodhi poshtë gjithashtu raportet për bisedimet e drejtpërdrejta midis Teheranit dhe Uashingtonit.

 

Tags