Omicron kthen në ngjyrë të kuqe 7 qytete iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121544-omicron_kthen_në_ngjyrë_të_kuqe_7_qytete_iraniane
Sipas njoftimit të fundit për situatën e koronavirusit në qytetet iraniane, në kushtet e mbizotërimit të variantit Omicron në këtë vend dhe trendit eksponencial të pacientëve të tij, shtatë qytete iraniane u vendosën në gjendjen e kuqe të koronavirusit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • Omicron kthen në ngjyrë të kuqe 7 qytete iraniane

Sipas njoftimit të fundit për situatën e koronavirusit në qytetet iraniane, në kushtet e mbizotërimit të variantit Omicron në këtë vend dhe trendit eksponencial të pacientëve të tij, shtatë qytete iraniane u vendosën në gjendjen e kuqe të koronavirusit.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, sipas skemës së fundit të përhapjes së koronavirusit, qytetet iraniane Kom, Kashan dhe 5 qytete të tjera u vendosën në gjendjen e kuqe të koronavirusit. Këto qytete janë; Kashan (Isfahan), Ferdous (Khorasani i Jugut), Kom (Kom), Abarkuh, Ardekan, Khatam, Mehriz (Jazd). Gjithashtu, Teherani, Mashhadi, Isfahani, Shirazi dhe 39 qytete të tjera janë në ngjyrë portokalli. Sipas statistikave të fundit, aktualisht shtatë qytete në Iran janë në gjendje të kuqe, 43 me portokalli, 217 me të verdhë dhe 181 me ngjyrë blu.