Irani dënon sulmin me raketa në aeroportin e Bagdadit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Khatibzadeh dënoi sulmin e së premtes me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit duke e konsideruar si një akt për të sabotuar stabilitetin e Irakut.
Khatibzadeh tha në një deklaratë të shtunën se akte të tilla të dyshimta do të krijonin pasiguri dhe kaos dhe do të hapnin rrugën për aktorët keqdashës dhe do të ndikonin në ofrimin e shërbimeve për qytetarët irakianë. Republika Islamike e Iranit ka mbrojtur gjithmonë sigurinë, zhvillimin dhe integritetin e Irakut dhe ka mbështetur masat e qeverisë irakiane për të siguruar stabilitet dhe siguri, shtohet në deklaratë. Dhjetë raketa ranë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit të premten, gjashtë prej të cilave prekën bazën amerikane Victoria.