Negociatat e Vjenës dhe ultimatumi i pretenduar i amerikanëve
Disa ditë më parë një funksionar i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili nuk u identifikua në media, njoftoi për hyrjen e negociatave të Vjenës në fazën përfundimtare dhe pretendoi se duke marrë parasysh shpejtësinë e progresit të Iranit në programin atomik, ekzistojnë vetëm disa javë kohë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore dhe pastaj, më nuk do të ndodhemi në gjendje për rikthimin në marrëveshjen bërthamore.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në kohën kur ekspertët besojnë se kjo nuk është hera e parë që amerikanët flasin në lidhje me përfundimin e kohës në negociatat bërthamore. Në anën e kundër, pala iraniane thotë se nuk ka hyrë në negociata për një kohë të pakufizuar. Duke marrë parasysh faktin se delegacionet negociatore janë kthyer në vendet e tyre për vendimmarrje përfundimtare, kjo do të thotë se propozime të caktuara janë ofruar në tryezë dhe tani duhet marrë vendim përfundimtar në lidhje me ato. Prandaj, këto deklarata të funksionarit amerikan siç duket janë bërë vetëm në kuadër të përpjekjeve për të ushtruara presion mbi Iranin me qëllim që të marrë më shumë privilegje.
Disa të tjerë besojnë në këtë se amerikanët në këtë raund të negociatave kanë paraparë skenarë të ndryshme dhe zakonisht kanë pasur më shumë pritje dhe kanë synuar më shumë privilegje nga marrëveshja bërthamore, mirëpo siç duket nuk kanë realizuar asnjë pre qëllimeve të tyre. Në kohën kur delegacioni negociator iranian ka theksuar se teksti i marrëveshjes bërthamore dhe zotimet e të gjitha palëve në kuadër të kësaj marrëveshje është kriter për arritjen e një konsensusi në raundin e ri të negociatave. Ekspertët mendojnë se fitues i këtij raundi të negociatave do të jetë Irani, për arsye se në fund do të hiqen sanksionet e paligjshme ndaj këtij vendi dhe do të lehtësohet tregtia ndërkombëtare për këtë vend. Ekspertët duke theksuar në këtë se marrëveshja përfundimtare në lidhje me programin atomik të Republikës Islamike të Iranit do të arrihet, ndërkohë që Amerika po paraqitet sikur po ndjek politikë më elastike në lidhje me këtë çështje.