Suksesi i shkencëtarëve iranianë në trajtimin e mbetjeve bërthamore
Me kushtet e sanksioneve, shkencëtarët iranianë të industrisë bërthamore arritën të hartojnë një sistem indigjen për të trajtuar mbetjet e industrisë bërthamore dhe për ta kthyer atë në ujë që mund të përdoret në bujqësi.
Me përpjekjet e shkencëtarëve iranianë në Institutin e Kërkimeve të Shkencës dhe Teknologjisë Bërthamore, për herë të parë në vend, sistemi i trajtimit të mbetjeve bërthamore, i cili është një nga artikujt e sanksionuar, u bë vendas dhe gjysmë industrial. Në botë, ky lloj sistemi i trajtimit të mbetjeve industriale ekziston vetëm në tre vende, SHBA, Gjermani dhe Japoni, dhe sot Irani është një nga poseduesit e kësaj teknologjie. Ky sistem konverton mbetjet industriale në ujë të trajtuar cilësor duke kryer dy hapa të filtrimit dhe pastrimti. Përdorimi i dy fazave realizohet duke përdorur filtra membranorë që është një element i rëndësishëm i këtij sistemi për pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve.