Hulumtuesit iranianë fitojnë çmimin "Libri i Vitit" të COMSTECH
Libri me titull "Mekanika e vazhdueshme llogaritëse e strukturave nanoskopike" ka fituar çmimin ndërkombëtar "Libri më i mirë i Vitit" nga instituti COMSTECH (Komiteti i përhershëm për bashkëpunime shkencore dhe teknologjike i Organizatës për Bashkëpunim Islamik) për vitin 2021.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se libri "Mekanika e vazhdueshme llogaritëse e strukturave nanoskopike" (Computational Continuum Mechanics of Nanoscopic Structures), i autorëve Hashem Rafi'i Tabar, anëtar departamentit të shkencave ekzakte të Akademisë së Shkencave të Iranit dhe profesor në departamentit e inxhinierisë dhe fizikës mjekësore në Universitetin e Shkencave Mjekësore "Shehid Beheshti" dhe Ismail Ghavanlu dhe Sejed Ahmed Fazelzade, profesorë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Shirazit, është botuar në vitin 2019 nga shtëpia botuese ndërkombëtare "Springer" dhe është prezantuar gjatë një ceremonie për përkujtimin e Abu Rejhan Bejruni të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Republikës Islamike të Iranit.
Ky libër, i cili është rezultat i përvojës shumëvjeçare shkencore dhe kërkimore të autorëve në fushën e modelimit të sjelljes mekanike të strukturave në shkallë nano, për herë të parë ofron një shpjegim për teorinë e elasticitetit të zhvendosjes në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe sistematike si dhe paraqet funksionet e kësaj teorie për modelimin e strukturave të shkallës nano.
Komiteti i Përhershëm për Bashkëpunim Shkencor dhe Teknologjik i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik është një nga qendrat aktive në fushën e shkencës, e cila është krijuar për rritjen e bashkëpunimit shkencor dhe përmirësimin e nivelit të komunikimit shkencor në vendet islame.