Rifillojnë negociatat për heqjen e sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122064-rifillojnë_negociatat_për_heqjen_e_sanksioneve
Bashkimi Evropian me lëshimin e një deklarate, ka deklaruar se që nga e marta më 8 shkurt, do të rifillojë vazhdimi i raundit të tetë të bisedimeve në Vjenë të Austrisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2022 11:25 Europe/Tirane
  • Rifillojnë negociatat për heqjen e sanksioneve

Bashkimi Evropian me lëshimin e një deklarate, ka deklaruar se që nga e marta më 8 shkurt, do të rifillojë vazhdimi i raundit të tetë të bisedimeve në Vjenë të Austrisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë deklaratë e cila është publikuar edhe në faqen informative të Bashkimit Evropian, thuhet: "Pas një pazë të shkurt,  nga dita e nesërm (të martën) do të vazhdojë raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë në kuadër të procesit për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.  Delegacionet pjesëmarrëse pas konsultimeve që kanë zhvilluar në kryeqytetet e tyre me qeveritë përkatëse, do të vazhdojnë procesin e bisedimeve në lidhje me perspektivën e kthimit të mundshëm të SHBA-ve në marrëveshjen bërthamore dhe mënyrën e sigurimit për zbatimin e plotë dhe efikas të marrëveshjes nga ana e të gjitha palëve".

Vlen të theksohet se raundi i tetë i negociatave për heqjen e sanksioneve ka filluar nga 27 dhjetori i vitit 2021, dhe akoma po vazhdon pasi që sipas pohimeve të delegacioneve negociatore, është shënuar progres në bisedime.

Vërtetimi i korrektësisë për heqjen e sanksioneve dhe paraqitja e garancive mbi të cilat thekson Irani, konsiderohen dy çështje të rëndësishme në procesin e negociatave të Vjenës.