Admirali iranian: Imam Khomeini (ra) gjithmonë theksonte forcimin e vetëbesimit
Komandanti i Marinës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit theksoi: Imam Khomeini (r.a) gjithmonë ka theksuar unitetin dhe solidaritetin dhe forcimin e vetëbesimit si dhe përdorimin e kapaciteteve të brendshme në Forcat e Armatosura.
Admiral Shahram Irani, Komandanti i Marinës, në margjinat e ceremonisë së rinovimit të besnikërisë të komandantëve të Forcave të Armatosura të Iranit ndaj Revolucionit Islamik në mauzoleun e Imam Khomeinit (r.a), në një intervistë për IRIB, duke theksuar ruajtjen dhe forcimin e unitetit dhe vetëbesimit, tha: Imam Khomeini ka theksuar unitetin dhe solidaritetin dhe forcimin e vetëbesimit si dhe përdorimin e kapaciteteve të brendshme në Forcat e Armatosura. Admiral Shahram Irani shtoi: "Përdorimi i kapaciteteve të brendshme dhe forcimi i optimizmit kanë qenë theksime të tjera të Imam Khomeinit". Komandanti i Marinës tha gjithashtu: “Sot, në fushën e Marinës, ne po ndjekim të njëjtat parime dhe kemi mundur të vendosim binarët e lëvizjes tonë në atë mënyrë që të arrijmë aftësinë tonë operacionale maksimale duke përfituar nga talenti dhe potenciali i të rinjve iranianë. "