Gjeneral Musavi: Revolucioni Islamik i Iranit ka sfiduar sistemin me dy blloqe
Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Revolucioni Islamik i Iranit ka sfiduar sistemin me dy blloqe, komunist-liberalist që sundonte në botë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Abdurrahim Musavi, komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: "Revolucioni Islamik i Iranit i udhëhequr nga Imam Khomejni (ra) dhe lajmin për lirinë dhe pavarësinë e popullit të madh të Iranit dhe popujve të tjerë myslimanë dhe popujve të shtypur të botës. Revolucioni Islamik i Iranit në 43 vjetorin e fitores së tij, pavarësisht të gjitha sanksioneve, kërcënimeve, presioneve dhe sulmeve të gjera kulturore, ka arritur të shënojë suksese dhe rezultate të mëdha dhe të çmuara. Sot gjithashtu me dështimin e politikës së presionit maksimal, armiku duke u mbështetur në perandorinë mediale përball Revolucionit Islamik, është përqendruar në politikën e shtrembërimit të së vërtetave dhe në luftën e transmetimit të versioneve të veta".
Vlen të theksohet se 23 vite më parë më 1 shkurt të vitit 1979, Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, pas 15 vite dëbim nga vendi, u kthyer në Iran ku u prit nga miliona njerëz. Dhjetë ditë pas arritjes së Imam Khomejnit (ra) në Iran, më 11 shkurt 1979, Revolucioni Islamik i Iranit shënoi fitoren e tij përfundimtare.